Sigurimi i sendeve shtëpiake
Sigurimi ynë i sendeve shtëpiake mbron sendet tuaja në rast dëmtimi të shkaktuar nga zjarri dhe rreziqet natyrore, vjedhja, dëmtimi i ujit dhe thyerja e xhamit. Mobiljet, veshmbathjet dhe këpucët, TV, PC, celulari, pajisjet sportive, madje edhe kafshët shtëpiake mund të sigurohen.
Sigurimi i përgjegjësisë ligjore
Qeni juaj kafshon një vrapues gjatë ecjes ose ju dëmtoni një makinë tjetër ndërsa dilni nga një vendi i parkimit. Sigurimi ynë i përgjegjësisë ligjore mbron pasuritë tuaja nëse i shkaktoni dëme pronës ose lëndime personale një pale të tretë.
Është mirë të dihet: Sigurimi i përgjegjësisë ligjore nuk është i detyrueshëm. Megjithatë, për të marrë me qera një apartament, qeradhënësi zakonisht kërkon që ky mbulim të jetë bërë. Përveç kësaj, në disa kantone sigurimi i përgjegjësisë ligjore është i detyrueshëm për pronarët e qenve.
Sigurimi i ndërtesës
Sigurimi ynë i ndërtesës mbron shtëpinë tuaj me një deri në tre familje, apo godinën tuaj, kundër dëmtimeve të shkaktuara nga zjarri dhe rreziqet natyrore, dëmtimi i ujit dhe thyerja e xhamit.
Sigurimi i mbrojtjes ligjore
Mosmarrëveshjet me qeradhënësin ose një aksident trafiku mund të çojnë shpejt në çështje gjyqësore të gjata dhe të shtrenjta, edhe nëse keni të drejtë. Mbrojtja ligjore nga Visana ju ndihmon me shpenzimet e avokatit ose të gjyqit, shpenzimet për opinione ekspertësh, vlerësimet e ekspertëve ose kompensimin e proceseve gjyqësore.
Është mirë të dihet: Në rast mosmarrëveshjesh me mjekë apo kompani të sigurimeve shoqërore dhe private, të gjithë personat e siguruar me Sigurimin Bazë nga Visana kanë akses në mbrojtjen tonë ligjore shëndetësore pa pagesë.
* Faqja jonë e internetit është në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Për gjuhë të tjera, përdorni funksionin e përkthimit automatik të shfletuesit tuaj.