Mbërrini në Zvicër në gjashtë hapa të thjeshtë
1. Regjistrimi
- Regjistroni vendbanimin tuaj brenda tetë ditëve nga shpërngulja në Zvicër
- Aplikoni për leje qëndrimi dhe/ose pune nëse qëndroni për më shumë se tre muaj
Për ta bërë këtë, kontaktoni zyrën e regjistrimit të banorëve në komunën tuaj të banimit. Të gjitha informacionet dhe kontaktet mund t'i gjeni në sem.admin.ch
2. Sigurimi
- Merrni sigurimin tuaj të detyrueshëm shëndetësor brenda tre muajve nga zhvendosja këtu
3. Banimi
Krahasoni ofertat e pasurive të paluajtshme nga agjencitë ose ofruesit online. Kur vizitoni një apartament, të keni gati dokumentet e mëposhtme:
- Kopja e lejes tuaj të qëndrimit ose një dokument identifikimi i vlefshëm
- Kopja e kontratës tuaj të punës
- Detajet e kontaktit të qeradhënësit tuaj të fundit
- Informacioni për ekzekutimin e detyrueshëm (i disponueshëm nga komuna e vendbanimit tuaj)
4. Llogaria bankare
Ju mund të gjeni informacione të dobishme për bankat dhe të gjitha institucionet financiare zvicerane në schweizer-banken.info. Për të hapur një llogari bankare, të keni gati dokumentet e mëposhtme:
- Dokument idetifikimi të vlefshëm
- Leje qëndrimi ose vërtetim të vendbanimit
- Kontrata e punës, nëse keni
5. Automjeti
Për regjistrimin dhe formalitetet në lidhje me automjetin, kontaktoni zyrën tuaj kantonale të trafikut rrugor. Të gjitha adresat dhe informacionet mund t'i gjeni në asa.ch
- Të rishkruhet patenta e shoferit jo më vonë se dymbëdhjetë muaj pas hyrjes në vend
- Regjistroni automjetin tuaj brenda afatit: një muaj kur importoni një automjet të ri, dymbëdhjetë muaj për automjetet e përdorura
- Merrni sigurim zviceran për regjistrimin e automjetit (i detyrueshëm)
6. Posta dhe Telekomunikacioni
- Para se të transferoheni në Zvicër, informoni postën tuaj të vjetër për një urdhër ridërgimi.
- Aplikoni për një lidhje fikse dhe/ose internet për vendbanimin tuaj të ri
- Regjistrohuni në agjencinë zvicerane të arkëtimit të tarifave radiotelevizive: serafe.ch
Rregullat doganore
Nëse e zhvendosni vendbanimin tuaj në Zvicër, mund të importoni sendet tuaja shtëpiake, çdo koleksion, kafshë dhe makinën tuaj pa doganë. Kushti i vetëm është që artikujt e importuar të jenë përdorur nga ju personalisht për të paktën gjashtë muaj dhe të vazhdoni t'i përdorni pas importit.